Reperi Majk ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Fund”, i cili është pritur mire nga fansat dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.
Ai ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv, dhe publikon shpesh here fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe veprimtaria e tij në muzikë.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku është shfaqur në një studio incizimi, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Koha për në studio”.
Me këtë gjë ai ka lënë të kuptohet se i është futur punës, që shumë shpejt të sjellë në treg këngën e radhës, e cila me gjasë do të jetë bashkëpunim. /Telegrafi/