Reperi Majk padyshim që ka qenë një ndë emrat më të përfolur muajt e fundit.
Ndonëse ka qenë shumë produktiv në muzikë duke realizuar 2 projekte të reja, “Kcen” i cili u publikuar muaj më parë dhe “Fundi” kënga që po vjen shumë shpejt, prapëseprapë veprimtaria e tij muzikore nuk po arrin të jetë më në qendër të vëmendjes se sa jeta e tij private.
Një nga lajmet që bëri bujë në media ishte ai për shtatëzaninë e ish-të dashurës së tij Majlinda Zekaj, ku më pas të dy së bashku u përcollën nga paparaccët e emisioni “Prive” gjatë drekimit të tyre në një restaurant, por as njëri as tjetri nuk u paraqitën me një deklaratë lidhur me këtë temë.
Vetëm pak ditë më vonë u bë e ditur se lidhja mes tyre kishte përfunduar dhe çifti ishin ndarë, gjersa nuk shkoi shumë gjatë dhe Majlinda përmes rrjeteve sociale bëri të ditur gjininë e foshnjes. Ajo po pret të lindë djalë…
Por, e çuditshme është indiferenca e reperit Majk, i cili në një intervistë për “Bluetooth” së fundmi ka treguar se nuk di asgjë në lidhje me shtatëzaninë e saj. I pytur nëse ka qenë mos dëshira e Majkit për tu bërë baba ajo që e çoi lidhjen drejt fundit, Majk është përgjigjjur: “Jo, nuk jemi ndarë për këtë arsye”.
Sido që të jetë, Majlinda aktualisht gjendet në muajin e tretë të shtatëzanisë dhe sipas deklaratave të Majk, ai i bie që të mos jetë babai i fëmijës që pret të lindë së shpejti ajo. /Telegrafi/