Majk kohët e fundit ka marr vëmendjen e mediave me jetën private pasi u bë baba i një djali të pagëzuar Roan.
Fillimisht u raportua se reperi nuk ka pranuar të jetë i ati i djalit që lindi nga një marrëdhënie jashtëmartesore me Majlinda Zekën.
Por, reperi tashmë ka hedhur pas këto probleme dhe ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor, që do të publikohet gjatë ditës së nesërme.
“Stila, nesër e Premte në ora 19:00”, shkruan Majk në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Majk ka qenë pjesë e projektit të anëtarëve të Babastars, “High4Real”. /Telegrafi/