Reperi Majk kishte realizuar një nga pjesët e tij të hip hopit më të mira në karrierë në projektin “High 3”.
Një projekt i regjistruar në studio te Flori Mumajesi e ku u fascinua edhe ky i fundit me atë që bëri reperi, u shndërrua në hit.
“High 3” dhe pjesa e Majkut me një “floë” të pabesueshëm u prit tej mase mirë nga publiku atë kohë.
Dhe, atë e performoi ai “live” mbrëmjen e kaluar në Zonë club ku shfaqi performancë fantastike me Onatin.
Majk në një moment jep maksimumin duke e interpretuar “live” këtë pjesë në mënyrë të shkëlqyer në përcjellje të Onatit.
Kjo ishte performanca e dytë e Majkut në Zone club, në mesin e turneut të tij veror shumë të suksesshëm. /Telegrafi/