Reperi Majk së fundmi është bërë mjaft shpesh temë e mediave për shkak të fotografive apo statuseve të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.
Suksesi i tij në projektet e fundit është pasqyruar shumë edhe në klikimet në YouTube, të cilat janë mjaft të rëndësishme për të dëshmuar suksesin e një artisti, gjtihmonë nëse janë të vërteta.
Dy projektet e tij të fundit në muizkë “Kcen” dhe “Fund” kanë arritur afro 13 milion klikime, të mbledhura së bashku.
Shifra se sa fitojnë artistët nga klikimet nuk është bërë asnjëherë e ditur, edhe pse reperi ka vendosur që së fundmi të tregoj diçka.
Ai ka publikuar në Instagram Story një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “E marr një rrogë të EULEX-it çdo muaj prej YouTube”, gjë që ka bërë të ditur se fitimet e tij nuk janë të pakta, përderisa arrijnë të krahasohen me organizatën e njohur policore të shtetit. /Telegrafi/