Gjatë ditës së mërkurë është raportuar se reperi Majk ka gjetur rehatinë në dashuri me një femër tjetër.
Pak ditë pasi lindi djali i tij në lidhje me Majlinda Zekën, reperi i labelit BabaStars është spekuluar se po shoqërohet pranë një femre zeshkane.
Indeksonline ka raportuar se Majk është në lidhje me të që disa javë.
Mirëpo, i kontaktuar nga Telegrafi, Majk mohon faktin të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe demanton faktin se është në lidhje të re.
“Jo, nuk është e vërtetë, vetëm se fotografohem pranë një shoqeje nuk do të thotë se jam në lidhje me të, ose se ajo ishte e dashura ime, plus që aty ishim me shoqëri, nuk ishim vetëm unë edhe ajo”, tha Majk për Telegrafin. /Telegrafi/