Site icon Telegrafi

Me fjalët “Të dua”, Majk ia shpreh dashurinë publikisht Melita Nushit në mes të klubit të natës

Janë fotografuar shpeshherë bashkë, por Majk dhe Melita deri më sot nuk kishin pranuar ta konfirmojnë lidhjen duke e shijuar në privatësi.

Së fundmi publikimi i disa fotove të tyre së bashku, bëri që të komentoheshin edhe më shumë.

Majk siç duket ka menduar se kjo është koha e përshtatshme për ta konfirmuar më në fund lidhjen e re.

Sipas “faxweb.al” teksa jepte koncert në një klub, reperi ka thirrur në skenë të dashurën Melita Nushin dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

E një gjë të tillë, reperi e ka konfirmuar edhe për Prive, duke thënë se është e vërtetë që i është shprehur publikisht.

“Faleminderit që ekziston zemra imë, të dua shumë”, i ka thënë Majku të dashurës para publikut.

Exit mobile version