Reperi Majk është shumë i pëlqyer nga publiku jo vetëm për këngët e tij, por edhe tekstet interesante që shkruan për vete ose për artistët e tjerë.
Por për të thurur vargje sigurisht që nevojitet edhe frymëzim, dhe këtë frymëzim reperi mesa duket e merr nga thëniet e vjetra.
Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram Story një thënie të vjetër popullore, thënë nga një plak, e cila mesa duket i ka bërë shumë përshtypje.
Ndoshta reperi mund të ketë përjetuar një zhgënjim të tillë në jetën e tij, përderisa kjo thënie i ka ngecur kaq shumë në vesh. /Telegrafi/