Hip hop ylli, Majk dhe këngëtari, Yll Limani, publikuan kohë më parë projektin e tyre të ri.
“Krejt ti fala” ishte kënga që u publikua dhe u prit mirë nga publiku shqiptar.
Me klip nga Imagine Films, dy artistët u shfaqën duke peformuar hitin e tyre të ri.
Kënga u punua nga Gzim Lazri dhe Diverse Muzik.
Ndërkaq, teksti është punuar nga vet artistët.
“Krejt ti fala” është një baladë ritmik e cila sërish vuri në pah potencën vokalë të artistëve.
Ky nuk është bashkëpunimi i vetëmi Majk, i cili shumë shpejt pritet të lansojë një projekt të ri.
Ndërkaq, tasmë “Krejt ti fala” mund të thuhet se u bë hit me pesë milionë klikime në më pak se dy javë të publikimit.
/Telegrafi/