Janë ndër emrat më të përfolur në shtypin rozë!
Reperi Majk dhe ish-e dashura e tij Majlinda Zeka, tashmë të dy prindër të një fëmije, kohëve të fundit po shfaqen shumë shpesh së bashku.
Nën shoqërinë e njëri-tjetrit ata dalin bashkë me të voglin e tyre Roan, qoftë për të bërë blerje, apo për xhiro.
Megjithëse raportet mes dyshes pas ndarjes ishin shumë të acaruara, kohëve të fundit duket se po përpiqen që të hedhin prapa krahëve atë çfarë ka ndodhur, dhe ta shohin me sy tjetër njëri-tjetrin.
Se po bëjnë hapa drejt ribashkimit, këtë e tregon edhe fakti se dyshja kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.
Kjo është dhe një tjetër shenjë, që Majk dhe Majlinda po bëjnë drejt ribashimit. /Telegrafi/