Telegrafi

Majk me dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e gjashtë

Sot (e premte) është një ditë e veçantë për reperin shqiptar, Kastriot Rexhën, i njohur për publikun si Majk.

Kjo pasi feston ditëlindjen djali i tij, Roan, i cili siç ka njoftuar në rrjete sociale ka mbushur plot gjashtë vjet.

Krijuesi i hitit “Malena” ka ndarë disa momente të veçanta me të birin duke e uruar edhe për këtë përvjetor të lindjes.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindja e gjashtë Roan, zemra e babit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Majk

Majk theksojmë se ndan Roanin me ish-partneren e tij, blogeren e famshme, Majlinda Zekën.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit gjithashtu vlen të ceket se janë ndarë që shumë vite.

Majk nga ana tjetër po vazhdon të jetë beqar e mjaft i angazhuar në karrierë. /Telegrafi/