Telegrafi

Majk bën homazhe te Memoriali i Hebrenjëve në Berlin (Foto)

Reperi i njohur Majk së fundmi ka udhëtuar drejt Berlinit së bashku me mikun e tij Onatin, për të mbajtur një koncert për shqiptarët që jetojnë atje.

E përderisa ndodhet në kryeqytetin gjerman, reperi ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shëtituar paksa në rrugët e qytetit.

Lexo po ashtu Gold Ag bën homazhe te varri i Beg Rizajt në Gllogjan (Foto)

Përgjatë shëtitjes, ai ka ndaluar në një vend mjaft të veçantë, duke vizituar memorialin e famshëm të viktimave hebrenjë të Evropës, i cili ndodhet në qendër të Berlinit.

Ai është fotografuar pranë varrezave të mermerta të memorialit, gjersa më pas fotografinë e ka hedhur në Instagram, ku nga ka marrë me mijëra komente nga adhuruesit.

Majk në Memorialin e Hebrenjëve të vrarë të Evropës, në Berlin. Foto nga Instagram