Reperi i njohur Majk së fundmi ka udhëtuar drejt Berlinit së bashku me mikun e tij Onatin, për të mbajtur një koncert për shqiptarët që jetojnë atje.
E përderisa ndodhet në kryeqytetin gjerman, reperi ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shëtituar paksa në rrugët e qytetit.
Përgjatë shëtitjes, ai ka ndaluar në një vend mjaft të veçantë, duke vizituar memorialin e famshëm të viktimave hebrenjë të Evropës, i cili ndodhet në qendër të Berlinit.
Ai është fotografuar pranë varrezave të mermerta të memorialit, gjersa më pas fotografinë e ka hedhur në Instagram, ku nga ka marrë me mijëra komente nga adhuruesit.