Site icon Telegrafi

Majk bëhet melankolik, dëgjon një baladë gjermane

Hip hop ylli, Majk, duket se po kalon nëpër një përiudhë të vështirë në jetën e tij.

Së paku kështu mund të kuptohet nga këngët që ai po dëgjon së fundmi.

Reperi të enjtën ka publikuar një postim në InstaStory ku shihet duke dëgjuar dhe kënduar projektin “Warst Du Immer Noch Hier?” që në shqip do të thotë “Nëse do të ishe këtu?”.

Kjo është një prej këngëve më të bukura të Bushidos, që flet për një histori të dashurisë, ku reperi flet nëse personi më i afërt i zemrës do t’i qëndronte pranë edhe atëherë kur do t’i humbiste të gjitha – ndryshe nga këngët tjera ku reperët flasin për posedim material.

Nuk dihet nëse Majk ka bërë ndonjë dedikim për dikë, por kjo këngë vërtet është një baladë prekëse.

Majk ndryshe po vazhdon që të punojë në projektë të reja të tij.

Këngëtari ka një varg koncertesh të planifikuara për muajin shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version