Site icon Telegrafi

Majinda është sikur Messi

Kuka është shprehur shumë krenar me suksesin e Majlindës, duke përmendur edhe një herë faktin se ajo ka mundur të fitojë miliona euro po që se do të kishte pranuar ofertat e shteteve tjera.

“Kjo medalje ka mundur të ketë vlerë të milionave në shtetet tjera që na kanë bërë ofertë, por me mundin e ministrit dhe timin, kemi arritur të mbajmë Majlindën këtu”, theksoi trajneri i Majlindës.

Ai nuk hezitoi ta krahasonte heroinën tonë me superyllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi.

“E kam cekur edhe më parë që Majlinda është sikur Messi. Edhe pse disa gazetarë e kanë marrë si satirë dhe shaka këtë gjë, ajo e dëshmoi këtë me kurorëzimin si kampione e botës”, përfundoi Drtion Kuka.

Ndër tjerash në konferencën për shtyp u shpreh edhe Nora Gjakova, e cila u ndje mirë nga përkrahja dhe u shpreh e kënaqur me suksesin.

“Vet fakti që kam arritur të jem në top tetëshen e më të mirave (ajo zuri vendin e shtatë) më bën të ndihem krenare. Ju faleminderit për përkrahje, shpresoj që një ditë të arrij suksesin e Majlindës”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version