Site icon Telegrafi

Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës

Muaji maj shënoi një rritje të numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës.

“Vizitat turistike në kala, për periudhën 1 maj-31 maj 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raportoi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Sipas kësaj DRTK-je, 19,914 vizitorë janë regjistruar gjatë kësaj periudhe ose 10,024 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2022.

Kalaja mesjetare e Gjirokastrës është atraksioni kryesor turistik i qytetit.

Pritet që gjatë muajit qershor në Gjirokastër të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj. Veçanërisht kalaja do të jetë objekti më i vizituar edhe gjatë qershorit, duke pasur parasysh që pritet të nisë Festivali Folklorik Kombëtar, skena e të cilit historikisht ka qenë brenda kalasë. /Telegrafi/

Exit mobile version