Site icon Telegrafi

Majdanozi, shumë i kërkuar për turshi

Fermeri Shefqet Krasniqi nga fshati Dobërdol i komunës së Podujevës, është një nga fermerët e pakët të kësaj ane, që merret me kultivimin e majdanozit. Edhe ai, si shumica e fermerëve të tjerë që merren me kultivimin e majdanozit në Kosovë, ka sipërfaqe të vogël kultivuese.

“Me kultivimin e majdanozit fillimisht kam filluar të merrem vetëm për nevoja familjare. Me kalimin e kohës kom gjetë treg për shitje tek disa makete dhe disa tregtar në tregun e gjelbër në Prishtinë dhe tani e kam rritur sipërfaqen e kultivimit në 3 ari”, tregon Krasniqi.

Krasniqi thotë për portalin “Ferma Ime” se majdanozi është shumë i kërkuar në kohën e turshive. “Kërkesa për majdanoz rritet dukshëm në kohën e turshive sepse shumica e qytetareve e blejnë për shkak të aromës dhe shijes karakteristike që e ka majdanozi. Në atë kohë, pra nga fillimi deri në fund të muajit shtator kërkesa është më e theksuar, por edhe çmimi është më i mirë. Unë e shesë majdanozin në tuba nga 15-20 cent për një tubë, ndërsa më herët çmimi është më i ultë rreth 10 cent për një tubë”, thekson ai. Krasniqi tregon se gjatë një vegjetacioni i bënë 5-6 kositje të majdanozit dhe në ketë mënyrë arrin të ketë një profit të mirë nga kjo kulturë.

Ai, planifikon që në të ardhmen të vazhdoj me prodhimin e majdanozit dhe po ashtu edhe me rritjen e sipërfaqes kultivuese. Por, problem sipas fermerit Krasniqi është mungesa e një frigoriferi apo e ndonjë hapësire të përshtatshme për ruajtjen e majdanozit. “Planifikoj të vazhdoj me kultivimin e majdanozit por edhe me zgjerimin e sipërfaqes. Mirëpo, ashtu siç ju tregova edhe më herët është pak problem çmimi në pranverë dhe në verë deri po afrohet koha e turshive. Me pas një hapsin ku mund ta ruaj prodhimin dhe në treg të dalë në kohen kur çmimi është me i lartë pa problem e kisha rritë sipërfaqen e prodhimit deri në 50 ari”, thekson fermeri Krasniqi.

Sipas përdorimit dallojmë dy lloje majdanozi. Majdanozi për prodhim gjethesh dhe për frytërrënjorë. Ndërsa, siç tregon profesori Kaçiu, tek ne majdanozi kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh.

Sipas tij, përgatitja e tokës ka rëndësi të madhe për kultivim. “Punimi i parë bëhet 30-40 cm i thellë. Punimet e tjera synojnë të krijojnë shtrat të shkriftë për mbirje dhe zhvillim normal të bimëve dhe luftimin e barojave të këqija” , tregon profesori Kaçiu, duke shtuar se për prodhim veror majdanozi mbillet në pranverë (mars-prill), për prodhim vjeshtor mbillet në qershor. dhe prodhim dimëror mbillet në vjeshtë (shtator-tetor). /FermaIme/Telegrafi/

Exit mobile version