Sot në Kongresin e katërt të partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë për kryetar e re, në mënyrë unanime u zgjodh deputetja e Kuvendit, Maja Moraçanin.
Kongresi u mbajt nën moton “Vlera të gjelbërta – vizion i përhershëm” dhe në të morën pjesë 300 delegatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Kongres u zgjodh edhe përbërja e re e RDM-së si dhe Këshilli mbikëqyrës i kësaj partie.
“Duke falënderuar për besimin e dhënë, ajo theksoi bindjen se me punë ekipore, përmes bashkëpunimit me shoqatat qytetare dhe të gjelbërtit evropianë, RDM-ja do të ketë të ardhme të suksesshme”, thuhet në kumtesën e RDM-së./Telegrafi/