Edhe pse ishim mbështetës të pushtetit, RDM-ja tani e ka patjetër t’i kritikojë ashpër ato, deklaroi në emisionin “10 Minuta” zëdhënësja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë, Maja Moraçanin. Ajo pranoi se ish partneri i tyre i koalicionit, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja ka realizuar shumë projekte të tyre, por siç tha ajo, kupa u mbush kur filloi publikimi i materialeve të përgjuara.
“Ndarja dhe pakënaqësia e anëtarëve të RDM-së filloi të rritet qysh para publikimit të materialeve të përgjuara, kryesisht për shkak të moszbatimit të asaj që e kemi pasur si “paket ekologjik” para zgjedhjeve të vitit 2014”, u shpreh Maja Moraçanin, Zëdhënëse e RDM, njofton tv21.
Moraçanin tha se ajo çka i bashkon me opozitën është Platforma për Maqedoni Demokratike dhe mbështetja e platformës qytetarë “Protestojmë”, pa marrë parasysh se një pjesë e aktivistëve nuk pajtohen me praninë e LSDM-së në protesta. /Telegrafi/