Telegrafi

Maignan i vendos ultimatum Milanit, francezi kërkon më shumë se trefishin e pagës aktuale

Milani është vënë në kërkim të një portieri të ri, pasi Mike Maignan ka bërë një kërkesë që t’i rritet paga në tetë milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën, kërkesë kjo e cila duket e pamundur që të realizohet nga drejtuesit e klubit.

Ka pasur thashetheme në rritje se ‘Rossonerët’ janë duke u përgatitur për jetën pa reprezentuesi francez, teksa po synojnë transferimin e Michele Di Gregorios i cili momentalisht është pjesë e Monzës.

Tuttomercatoweb sugjeron këtë sepse bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur, pasi ka një diferencë të madhe mes propozimit të Milanit dhe kërkesave të Maignan.

Maignan aktualisht përfiton 2.8 milionë euro në sezon ndërsa oferta nga Milani është që pothuajse ta dyfishojnë atë duke i dhuruar pesë milionë euro pagë.

Sidoqoftë, është raportuar se agjentët e lojtarit janë duke kërkuar tetë milionë euro, shumë kjo që do e kishte bërë Maignan njërin prej lojtarëve më të paguar në ekip.

Lexo po ashtu Milani i bashkohet Juventusit në garën për lojtarin që Man Utd po synon ta heq qafe

Duke marrë parasysh rekordin e tij të lëndimeve, dhe faktin që ai së shpejti do të mbushë 29 vjet në korrik, si dhe duke marrë në konsideratë që shitja e tij do bëhej për një çmim të lartë, të gjitha këto shenja na shtyejnë drejt largimit.

Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë dy klubet që po e përcjellin nga afër situatën e Maignan, i cili vlerësohet diku rreth 40-50 milionë euro./Telegrafi/