Telegrafi

Maignan kthehet në stërvitje me Milanin pas problemeve me lëndime

(Foto: Twitter/AC Milan)

Mike Maignan ka pasur një sezon me lëndime të muskujve të këmbës, mirëpo tashmë i ka gëzuar tifozët e Milanit duke u kthyer në stërvitje.

Portieri francez u lëndua fillimisht me Francën në muajin shtator gjatë ndeshjes në Ligën e Kombeve kundër Austrisë.

Ai mungoi në disa ndeshje dhe u kthye në stërvitje, mirëpo nuk ishte në gjendje ta vazhdonte rikuperimin, sepse gjendja iu përkeqësua duke e detyruar të qëndronte jashtë fushës për një periudhë më të gjatë.

Por, gardiani është kthyer dhe siç transmeton Gianluca Di Marzio, Maignan e ka kompletuar gjithë seancën stërvitore sot (e martë) në Milanello duke dhënë shpresa se mund të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Atalantas.

Lexo po ashtu Mike Maignan është gati

Gjendja e 27-vjeçarit do të monitorohet ditë pas dite, pasi klubi nuk dëshiron që ai të ketë një rikthim të problemit. /Telegrafi/