Telegrafi

Maicon vlen sa Ronaldo dhe Kaka

“Një kampion si Maicon nuk mund të konsiderohet nën nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Kakas. Është lehtë për gazetat që të vënë tituj si ‘Unë e dua Realin’, sepse çdo lojtar e ëndërron atë fanellë. Por, martesat bëhen mes dy njerëzve. Maicon është i vlerësuar nga Mourinho, ashtu si nga Roberto Mancini i Cityt, me të cilin gjithnjë ka pasur marrëdhënie të mira. Por, më duhet të shikoj interesat e lojtarit dhe nga ajo që shoh unë, presidenti i Realit nuk e vlerëson Maiconin aq sa Mourinho”.

“Kërkesa për 7 milionë euro në sezon? Ne kurrë nuk kemi folur për paga. Dikush është duke shpifur rreth kësaj. Nuk kemi planifikuar një takim me Interin dhe Massimo Morattin”, ka thënë Antonio Caliendo për CalcioMercato. /Telegrafi/