Telegrafi

Maicon tash dëshiron të qëndrojë në Inter

Maicon duket se është penduar për atë që tha ditë më parë. Braziliani deklaroi për mediat spanjolle se dëshiron të luajë për Real Madridin, por tash ka thënë se qëllimi i tij është të mbetet me Interin.

“Dua të mbetem në Itali. Do të largohesha vetëm nëse Massimo Moratti dëshiron të më shesë. Synimi im është të mbetem në Itali”, ka thënë Maicon. /Telegrafi/