Telegrafi

Maicon qartëson: E dua Realin, por do isha i lumtur edhe te Interi

“Marrëveshja e është delikate. Para se të shkoja në Kampionatin Botëror, fola me agjentin tim dhe Interin. Nëse shkoj atëherë do ta bëj këtë me kokën lartë dhe do të isha i lumtur sido që të ndodhë”.

“Me Interin kam një kontratë deri në vitin 2014. Madridi? Tashmë kam punuar me Mourinhon dhe do të më pëlqente që ai të ishte sërish trajneri im. Do të dëshiroja të shkoj te Madridi, por kjo nuk varet nga unë”.

“Do të më pëlqente të qëndroja te Interi. Nuk do të isha i frustruar, sepse klubi më ka ofruar shikueshmëri në skenën ndërkombëtare. Gjithçka varet nga klubet”, ka thënë Maicon për Radio Globo. /Telegrafi/