Telegrafi

Maicon nuk luan kundër Juves

Gjykatësi i sportit Giampaolo Tosel e ka ndëshkuar brazilianin për shkak të reagimit ndaj gjyqtarit anësor.

Julio Cruz (Lazio) dhe Leandro Rinaudo (Napoli) janë ndëshkuar me nga tri ndeshje moslojë për shkak të sjelljes së tyre të dhunshme.

Ndërsa Juventusi është ‘goditur në xhep’. Zonja e Vjetër do të paguajë 20.000 euro dëmshpërblim për shkak të këngëve ofenduese të tifozëve ndaj Mario Balotellit. /Telegrafi/