Telegrafi

Maicon nuk garanton qëndrimin në Inter

Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid që të gjithë janë në kërkim të Maicon, i cili po kalon një formë të shkëlqyer dhe ka rastin të fitojë tre tituj me Interin këtë sezon.

“Futbolli është një ndeshje e vjetër argëtuese dhe gjithçka mund të ndodhë. Nuk mund të them për momentin se ai do të qëndrojë 100% në Inter, edhe pse ai është i lumtur në ekip dhe trajneri e admiron atë”.

“Për momentin Maicon është i fokusuar vetëm në dy ndeshjet e mbetura me Interin. Ai ka shans të fitojë tre tituj dhe nuk dëshiron të lejojë që ky rast t’i ikë. Ai është shumë i ndezur, pjesërisht për shkak të ftesës nga Brazili për Kupën Botërore”, ka thënë agjenti i tij, Antonio Caliendo për Sky Sport Italia. /Telegrafi/