Telegrafi

Maicon: Nëse Mourinho më kërkon te Reali, do të shkoj

“Ne kemi bërë histori, por këtë e kemi ditur. Ne kemi biseduar për atë para ndeshjes. Kjo është një gjë vërtet e mrekullueshme për ne, mahnitëse. Shumë urime dhe faleminderit Mourinhos që është trajner dhe njeri i madh”.

“Unë do të qëndroj tek Interi, pasi që kam kontratë. Nëse Mourinho më dëshiron te Reali, atëherë do të shohim nëse Moratti do të pajtohet”, theksoi pas ndeshjes Maicon.

Më pas Maicon është pyetur se cili do të ishte trajneri i duhur për ta zëvendësuar Mourinhon.

“Rafa Benitez, Fabio Capello apo Sinisa Mihajlovic? Që të tre”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/