Telegrafi

Maicon kushton 30 milionë euro

Të martën Caliendo i tha Sky Sport Italia se Moratti dhe Interi do të vendosin të ardhmen e lojtarit, ndërsa kjo do të ishte qëndrimi në Milano. Megjithatë, fcinternews1908.it raporton se agjenti u ka thënë mediave spanjolle se Real Madridi mund ta transferojë brazilianin nëse i ofron Interit një shumë rreth 25-30 milionë euro.

“Nëse Florentino Perez e bën hapin e parë, atëherë unë mendoj se operacioni do të përfundonte me 25-30 milionë euro”, ka thënë Caliendo.

Të dielën Maicon i kishte thënë gazetës Marca se ai do të shkonte te Real Madridi, nëse këtë do ta bënte edhe Mourinho. Njoftimet e fundit nga Spanja këtë mëngjes thoshin se Mourinho është ende në Milano, ku po negocion me zyrtarët e Interit për t’u larguar.

AS pohon se Nerazzurët dëshirojnë një shumë prej 16 milionë eurosh për ta lënë portugezin të largohet. /Telegrafi/