Telegrafi

Maicon: Dua të mbetem në Inter

Mbrojtësi i djathtë së fundi ishte i angazhuar me kombëtaren e Brazilit, me të cilën mbrëmë triumfoi në finalen e Kupës së Konfederatave, duke mposhtur SHBA-në me rezultat 3-2.

“E ardhmja ime? Nuk di asgjë, ndoshta nesër do të ketë lajme të reja. Unë dua të mbeten në Inter, siç kam thënë disa herë dhe jam i kënaqur që luaj për këtë ekip”, ka thënë Maicon.

“Nëse ata i shohin paraqitjet e mia në Kupën e Konfederatave dhe dëshirojnë të më shpërblejnë, unë do të jem më se i kënaqur. Do të arrinim marrëveshje pa ndonjë problem”, ka shtuar braziliani.