Telegrafi

Maicon do të qëndrojë në Milan

Reali i Madridit së fundi është lidhur fuqishëm me një transferim të mbrojtësit, por në një deklaratë të fundit, menaxherët e Maicon kanë mohuar një lidhje të tillë.

“Maicon mohon në mënyrën më absolute se ai dëshiron të ndërrojë ekip në sezonin e ardhshëm. Dëshira që ai të mbetet në Inter është demonstruar nga rinovimi i kontratës së tij që ka nënshkruar së fundi me klubin”.

“Ne i ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar për informata të rrejshme të gjejnë një lojtar tjetër për t’u fokusuar. Këto janë fakte, të tjerat fjalë”, bëjnë të ditur përfaqësuesit e lojtarit në deklaratë. /Telegrafi/