Telegrafi

Maicon do të luajë kundër Barcelonës

Braziliani pësoi një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së të dielës ndaj Parmës.

Mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se stafi mjekësor i zikaltërve ia ka dhënë dritën e gjelbër 28-vjeçarit që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe të përgatitet për ndeshjen kundër Barcës.