Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez nuk ka qenë i impresionuar nga lëvizjet apo driblimet e kundërshtarit të tij nga Paris Saint-Germain, Neymar.
City triumfoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Etihad.
Golat u shënuan të dyja nga algjeriani Mahrez, ndërsa City siguroi finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Dhe pikërisht Mahrez, përveç golave është bërë i ‘famshëm’ edhe për diçka krejtësisht tjetër gjatë ndeshjes.
Bëhet fjalë për ‘injorimin’ e tij ndaj lëvizjeve apo driblimeve të Neymarit.
Në një moment gjatë ndeshjes, Neymar mori topin dhe filloi të bënte disa lëvizje ndaj Mahrez, por ky i fundit nuk lëvizte fare dhe vetëm e shikonte brazilianin.
Përveç kësaj, ylli i Cityt i tregonte atij të PSG-së se ku të pasonte, pasi të gjitha hapësirat ishin të mbyllura.
Më poshtë keni videon ku shihet Mahrez teksa nuk i lënë fare përshtypje lëvizjet e Neymarit. /Telegrafi/
https://twitter.com/DoctorT_RM/status/1389684298417119242