Riyad Mahrez ishte një ndër më meritorët në rrugëtimin e Leicester Cityt drejt titullit të kampionit në Ligën Premier.
Mesfushorin algjerian po e kërkojnë shumë skuadra botërore, por trajneri Claudio Ranieri beson se Mahrez do të mbetet në Leicester, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë i sigurt për të”, deklaroi Ranieri për “Leicester Mercury”.
LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet
“Ai do të mbetet me ne. Ai dëshiron të mbetet me ne, ai është i lumtur në klub. Riyad nuk është person i cili vjen tek trajneri dhe kërkon të largohet. Ai është i lumtur këtu”, u shpreh ai.
Për shërbimet e mesfushorit kanë shprehur interesim PSG, Arsenal dhe Chelsea. /Telegrafi./