Telegrafi

Mahrez po shkëlqen, Manchester City po përgatit kontratë të re për algjerianin

Riyad Mahrez po mbyll sezonin e tretë me fanellën e Manchester Cityt, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e 2023, por drejtuesit kanë nisur punën për t’i rinovuar bashkëpunimin.

Algjeriani u vu në dispozicion të Pep Guardiolës në verën e 2018, kur u transferua nga Leicester City, ndërsa që atëherë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm të formacionit.

Pavarësisht se ka 30 vjet, drejtuesit e klubit janë të bindur që algjeriani mund të japë ende.

Ata po bëjnë gati kontratën e re dhe duan ta blindojnë deri më 2025, kur Mahrez do të jetë 34 vjeçar.

Mesfushori a 139 ndeshje zyrtare me fanellën e Manchester City, ku ka shënuar 39 gola të shënuar.

Këtë sezon po jep një kontribut të jashtëzakonshëm si në kampionat, ashtu edhe në rrugën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/