Riyad Mahrez ka deklaruar se nuk e din ku do të luaj sezonin e ardhshëm.
Mesfushori algjerian ka qenë i lidhur me një kalim në të mundshëm në shumë skuadra, pas një sezoni mahnitës për Leicester Cityn
Në një intërvistë për Foot Mercato, algjeriani ka diskutuar të ardhmen e tij, duke thënë që ndihet mi lumtur në Leicester, por të ardhmes nuk i dini, pasi nuk ka vendosur ende.
“Leicester është një klub familjar. Unë jam i lumtur këtu dhe do të isha i lumtur të qëndroj. Por, nuk kam vendosur për të ardhmen time ende, do ta shohim”, deklaroi Mahrez.
“Është e mundur që unë të largohem, por edhe të qëndrojë, kështu që ne do të shohim. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ranierin. I kemi shërbyer shumë njëri-tjetrit”, përfundoi mesfushori algjerian. /Telegrafi/