Telegrafi

Mahrez: Nuk e kam njohur Leicesterin para se të nënshkruaj

Ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka pranuar se nuk ka dëgjuar kurrë për këtë skuadër para se të nënshkruante në vitin 2014.

Ai është një ndër lojtarët kryesorë të befasisë së Premier Ligës duke realizuar 14 gola dhe duke asistuar 11 herë.

Anësori kaloi te Leicesteri dy vjet më parë nga Le Havre për 300 mijë funte.

“Nuk e njihja Leicesterin. Në Francë nuk i njihnim shumë sepse ishin në ‘Championship’. Mendoja se janë një klub i ragbit. Fillimisht nuk dija asgjë, por kur erdha dhe pash fushat dhe ishin shumë të mira. Nuk pendohem që kam nënshkruar, jam në klubin më të mirë në karrierën time të deritanishme”, ka thënë ai për “FourFourTwo”.

Mahrez raportohet se është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Arsenali.