Riyad Mahrez ka folur pas rinovimit me Leiceter Cityn dhe ka thënë se është shumë i lumtur.
Anësori algjerian ka thënë se është kënaqësi të jesh pjesë e ‘Dhelprave’.
“Jam i lumtur që vazhdojë aventurën me Leicesterin. Është kënaqësi të jesh këtu”, ka thënë Mahrez.
Me këtë rast ka folur erdh trajneri Claudio Ranieri: “Jam shumë i kënaqur, por isha i sigurt se do të ndodhte”.
Mahrez ka shënuar 17 gola në sezonin e kaluar në Ligën Premier. /Telegrafi/