Site icon Telegrafi

Mahrez “konfirmon pensionimin” në mënyrë shokuese me një postim të dyshimtë në Facebook

LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 02: Riyad Mahrez of Leicester City in action during the Premier League match between Leicester City and Burnley at The King Power Stadium on December 2, 2017 in Leicester, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Ylli i Leicesterit, Riyad Mahrez, ka komunikuar për publikun pensionimin e tij nga futbolli me anë të një postimi shumë të dyshimtë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Një mesazh është shfaqur në faqen zyrtare të Mahrezit në Facebook në orët e vonshme të së martës, duke sugjeruar se algjeriani po pensionohet.

Një foto e Mahrezit është ngarkuar rrjetin social Facebook bashkë me tekstin: “Pas konsultimeve të fundit me shumë mjekë, unë kam vendosur që të qëndroj larg prej futbollit. Teksa kohës time si futbollist po i vjen fundi, do të doja t’i them disa fjalë”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që kanë treguar në këtë qytet fantastik. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkruan në këtë postim në faqen e Mahrezit.

Ishte ky postimi i fundit i Mahrezit në Facebook që prej 24 shkurtit, kur algjeriani shkroi: “Gati të luaj, #LCFC”.

Vetëm katër orë para këtij postimi në Facebook, Mahrez në Twitter e ka shpërndarë një video të tij duke shënuar ndaj Bournemouthit teksa ka shkruar “kurrë mos u dorëzo” më 4 mars.

Po ashtu tifozë të vëmendshëm të Cityt në Tëitter konfirmojnë se ai është parë në videot e postuara prej lojtarëve tjerë në stërvitjet e skuadrës.

Mahrez ishte shumë afër kalimit te Manchester City në janar dhe 27 vjeçari mungoi për ekipin e tij për një periudhë 10 ditore. /Telegrafi/

Exit mobile version