Telegrafi

Mahrez kërkon fokus maksimal në ndeshjet e radhës

Riyad Mahrez dhe Leicesteri i tij nuk kanë dëgjuar si duket për fjalën ‘stop’.

Befasia më e madhe e Ligës Premier dhe Evropës, Leicester City ka shënuar edhe një fitore 1-0 në udhëtim te Crystal Palace.

Ka qenë pikërisht Mahrez që ka shënuar një gol që ka vlerë të madhe dhe është shprehur i lumtur pas ndeshjes për këtë gjë.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme por ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, duhet të vazhdojmë kështu”.

“Jemi drejt fundit por duhet të fokusohemi maksimalisht në të gjitha ndeshjet e radhës”.

“Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje dhe ta shohim se çfarë do të ndodh në fund. Jemi në rrugë të mirë”, deklaroi Mahrez. /Telegrafi/