Riyad Mahrez është ndarë i prekur emocionalisht kur ka kuptuar shkarkimin e mentorit të tij, Claudio Ranieri.
Trajneri italian është shkarkuar nga skuadra e Leicester Cityt para dy ditësh, duke befasuar të gjithë opinionin sport-dashës, pasi ishte ai që në sezonin e fundit i bëri kampion ‘anonimët’ e Ligës Premier.
Shkarkimi i Ranierit ka irrituar të gjithë, duke i ofruar përkrahje dhe duke i thënë se historinë që ti shkrove nuk mund ta shlyej askush.
Edhe ish-futbollisti i tij, Mahrez, është ndarë i prekur emocionalisht me shkarkimin e ish-trajnerit të tij, duke e falënderuar për gjithçka çfarë ka bërë për të që të bëhet një futbollist i madh.
“Respekt të madh për njeriun e madh që na ndihmoi për të bërë historinë, ti më ndihmove mua të rritem si lojtar dhe më dhe kurajën e nevojshme”, ka shkruar Mahrez në postimin e parë në ‘Twitter’, përcjell Telegrafi.
Mesfushori algjerian ia kushtuar edhe një postim tjetër ish-trajnerit të tij, duke e falënderuar për gjithçka dhe duke i uruar fat.
“Ti më besove mua që nga dita e parë. Falënderime të mëdha për gjithçka dhe paq fat. Zoti të bekoftë”, shkruhej në postimin tjetër te Mahrezit.
Ndryshe, më herët në media flitej për komplot të disa futbollistëve për shkarkimin e Ranierit, por emri i Mahrez duke përflitej. /Telegrafi/