Riyad Mahrez padyshim është një ndër më meritorët që Leicester City është shpallur kampion i Ligës Premier.
Kjo ka bërë që të vërshojnë ofertat për shërbimet e reprezentuesit algjerian.
Por trajneri i “Dhelprave”, Claudio Ranieri pret që Mahrez të jetë në ekip edhe gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
“Është 99 për qind e sigurt se ai do të mbetet në klub”, deklaroi italiani.
“Jam shumë, shumë optimist. I kam sugjeruar të gjithë futbollistëve që të mbeten edhe një vit, të mos largohen, nëse shkojnë te një skuadër tjetër mund të mbeten vazhdimisht jashtë fushës”, u shpreh Ranieri. /Telegrafi/