Telegrafi

Mahnituni me pamjet e aeroplanit luksoz të Arsenalit të cilin e shijojnë edhe Xhaka e Mustafi (Foto)

Arsenali nuk ka arritur të transferojë ndonjë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo klubi u ka bë një dhuratë tjetër futbollistëve dhe stafit.

Së fundmi ka mbërritur aeroplani i ri që do ta bartë ekipin në ndeshjet jashtë Londrës.

Gjiganti ‘Fly Emirates’, që është edhe sponsor i Arsenalit, i ka dhuruar një aeroplan tejet luksoz klubit.

Kështu duket nga jashtë aeroplani privat i klubit të Arsenalit

Në këtë aeroplan, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe yjet tjerë të Arsenalit i kanë të gjitha.

Krevate të rehatshme, tablet për lojtarët, televizion me 2500 kanale, mini bar me pije jo alkoolike e deri tek kabina e tushave.

Granit Xhaka duke shijuar një udhëtim me aeroplanin e mëparshëm të Arsenalit

Mediat angleze e kanë quajtur si të jashtëzakonshëm dhe tejet luksoz aeroplanin e ri të Arsenalit të cilit iu janë publikuar edhe disa fotografi.

Ndërkohë në pamjen e jashtme të aeroplanit, është logo e klubit të Arsenalit si dhe disa futbollistë.

Për fat të keq yjet shqiptarë Xhaka dhe Mustafi nuk janë, mirëpo janë vendosur aty, Olivier Giroud, Mesut Ozil, Santi Cazorla, Alexis Sanchez dhe Hector Bellerin. /Telegrafi/

 

 

Banjot për tu pastruar lojtarët në aeroplan