Megjithatë, shpesh harrojmë për buzët, të cilat po ashtu duhet të mbrohen nga dielli, ndërsa janë elementi kryesor kur bëhet fjalë për romancat verore.
Buzët janë pjesë e ndjeshme e trupit, të cilat gjatë muajve të nxehtë janë të ekspozuara ndaj diellit, por derisa kujdesi ynë i përditshëm është i fokusuar te kremrat kundër celulitit dhe losionet me faktorë mbrojtës, buzët shpesh bien në plan të dytë.
Mënyra më e thjeshtë për të shmangur këtë, është balsami për buzë, i cili do t’u ofrojë mbrojtje dhe dukje mbresëlënëse dhe mahnitëse. Falë pigmenteve që përmbajnë, produktet e ndryshme kozmetike u japin buzëve dukje të bukur gjatë ditëve verore. Njëkohësisht, ato i mbrojnë buzët e ndjeshme dhe kujdesen për to.
Prandaj, bëjini buzët pjesën më të bukur të trupit tuaj dhe kënaquni me puthjet dhe romancat verore. /Telegrafi/