Telegrafi

I mahniti të gjithë, këngëtarja shqiptare Inis Neziri shpallet fituese e festivalit të njohur në Rusi

Foto: Inis Neziri/Instagram

Suksesi i shqiptarëve jashtë vendit është i dëshmuar tashmë në shumë fusha.

Mirëpo te kultura dhe arti, duket se tashmë e gjithë bota ka mësuar për burimin e talenteve nga trevat shqiptare.

Këngëtarja e re, Inis Neziri, së fundmi ka krenuar shqiptarët me pjesëmarrjen e saj në “New Wave”, që njihet si një prej festivaleve më të mëdha në Rusi.

Ajo ka interpretuar këngën e saj “piedestal”, e cila ishte renditur e dyta në festivalin e RTSH-së në vitin 2017, dhe kishet qenë shumë pranë fitores, me çka do t’i siguronte biletën për në “Eurovision”.

Neziri dhuroi një interpretim fantastik, me çka arriti që në mesin e të gjithë konkurrentëve nga shtete tjera, të zërë vendin e parë.

Nga vlerësimi, total këngëtarja shqiptare mori plot 280 pikë, të cilat i dhanë fitoren.

Aurela Gaçe, Soni Malaj, Albi Nako dhe Eleni Fouirera janë disa nga emrat që kanë mbështetur këngëtaren shqiptare përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/