Interneti shpeshherë dëshmon edhe shumë talente të reja.
Arshia Goswami nga Haryana e Indisë është bërë sensacion në rrjete sociale falë aftësive të saj të jashtëzakonshme në peshëngritje.
Indianja në vitin 2011, kur ishte vetëm 6 vjeç, shënoi rekord të ri botëror duke ngritur 45 kilogram, përcjell Telegrafi.
Tani një video që po qarkullon ku shfaqet Arshia duke ngritur 75 kilogram po mahnit shikuesit.
“Arshia Goswami, ngritësja më e re e Indisë q ëmund të ngrejë 75 kg dhe është vetëm 9 vjeç”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Arshia Goswami, India’s ‘youngest deadlifter’ who can lift 75 kg (165 lbs) and is just 9 years old.
[? fit_arshia]pic.twitter.com/jv4kze4vv2
— Massimo (@Rainmaker1973) April 8, 2024
Ndërsa performanca e saj e jashtëzakonshme mahniti shumë përdorues dhe profesionistë në rrjetet sociale, kishte edhe një pjesë që shprehën shqetësime.
“A nuk është ajo shumë e re për të mbajtur peshë kaq të rëndë? Shpina e saj nuk është as e zhvilluar mirë për t’i bërë ballë një presioni të tillë”, shkroi një përdorues.
“Ajo mund të jetë 9 vjeç, por skeleti i saj është 78 pas kësaj”, tha një tjetër. /Telegrafi/