Tendenca është gjithmonë ajo që të bën unike
Java e Modës në Paris 2024 na solli disa nga momentet më të paharrueshme nga bota e modës, të cilat ne po t’i sjellim në këtë artikull.
Momentet që na ngelën në mendje:
“House Of Oddities” nga Viktor & Rolf
Jo, s’po sheh një dhuratë, por një magji në modë. Një pjesë e madhe e koleksionit të Viktor & Rolf i dhanë një prekje “të çuditshme” Javës së Modës, duke treguar se maksimalizmi është gjithmonë në modë.
Shfaqja “Burleske” e Dita Von Teese
Dita Von Teese nuk dështon kurrë!
Chanel u bashkua me trendin “të brendshmet si pantallona”
Jo, ende s’janë mërzitur me trendin e “të brendshme si pantallona” dhe Chanel na i tregoi më së miri.
Fustani i Anatomisë nga Thom Browne
Përpos mësimeve të anantomisë, Thom Browne erdhi edhe me xhaketën oversize dhe po, duket kaq cool!
Fustani me tekst kënge i Katy Perry
Perry veshi një fustan asimetrik me bisht të gjatë që përmbante tekstin e këngës së saj “Woman’s World” dhe e pranojmë, di si ta marrë vëmendjen.
Kopshti zoologjik i Schiaparelli
Schiaparelli u frymëzua nga mbretëria e kafshëve për të bërë mrekulli!
Kalorëset
Kendall Jenner dhe Gigi Hadid dhanë spektakël mbi kuaj, të veshura me Hermes.
Statuja njerëzore
Iris Van Herpen e çoi artin pamor në një tjetër nivel. Modelja Coco Rocha u kthye në një statujë njerëzore, duke rikrijuar një shfaqje si në muze. /Telegrafi/