Në fakt, kjo përballje ishte shtyrë për shkak të obligimeve që kishin skuadrat në arenën ndërkombëtare, ndërsa triumfues doli skuadra vizitore me rezultat 65-68 duke bërë atë që askush nuk mund ta imagjinonte.
Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nikoqirët ishin dominues në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me epërsi 20:13.
Në çerekun e dytë, diferenca e pikëve ishte lehtësisht më e ngushtë (18:14), ashtu që gjysma e parë përfundoi me rezultat 38-27.
Katër pikë më shumë, Prishtina i shënoi edhe në çerekun e tretë (17:13), për ta mbyllur këtë fraksion me 15 pikë diferencë, 55:40.
Në pjesëlojën e fundit të këtij dueli ndodhi e papritura. Mysafirët u treguan fantastikë duke e përmbysur gjithçka dhe duke kaluar në avantazh.
Pejanët shënuan 28 pikë në çerekun e katërt, kurse kryeqytetasit vetëm 10. Në këtë mënyrë, skuadra mysafire arriti ta fitojë dramën me rezultat të përgjithshëm prej 65-68.
Kjo ishte humbja e parë e Sigal Prishtinës në këtë sezon në Superligë, ndërkohë që Peja vazhdon me fitore dhe qëndron në krye të tabelës. /Telegrafi/