Telegrafi

Mahmut Ferati rrëfehet për maltretim që ia kishte bërë policia serbe (Video)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Mahmut Ferati ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shah”, të udhëhequr nga Shqipri Kelmendi, ku ka rrëfyer ngjarje nga jeta dhe karriera e tij personale.

Mes disa momenteve të lumtura dhe të suksesshme nga jeta, këngëtari Ferati rrëfeu edhe një prej ngjarjeve më të hidhura që i kishte ndodhur gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Tani e kujton me të qeshura, por në atë kohë ishte krejt ndryshe kur policët serbë e ndaluan atë me veturë në Drenas, duke e ofenduar dhe më pas arrestuar atë.

Ai dhe miku i tij Milaimi e mbajnë mend mirë se si u lidhën, dhe më pas u dërguan një bodrum, duke u marrë në pyetje nga “Milica” e Serbisë.

“Naj shau nënën, naj ngjiti për krahu mu edhe një shoku. Ku jeni kanë, ku shkoni këtë kohë. Ne jemi kanë mysafir dhe po shkojmë në shtëpi i them unë atyre. Mi lidhin duart dhe e mbajë një policë…”, thotë ndër të tjera Ferati.

Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij të plotë rreth kësaj çështje, nga minuta 39:00. /Telegrafi/