Artisti me famë ndërkombëtare, Mahmood, pritet të performojë sonte (e premte) në natën e dytë të “Sunny Hill”.
Ai po qëndron tashmë në Kosovë dhe së fundmi ka shpërndarë një fotografi nga dhoma e një prej hoteleve në Prishtinë.
Ylli italian thekson se është i emocionuar për paraqitjen e sotme në ngjarjen më të madhe kulturore në vend.
“Shumë i emocionuar që do të performojë në ‘Sunny Hill’ shihemi sonte”, ka thënë ai.
Duhet theksuar se në këtë natë do të interpretojë edhe këngëtari tjetër i njohur, J Balvin.
Theksojmë se mbrëmë (e enjte) në festival dhuroi një performancë të mrekullueshme këngëtarja Dua Lipa.
E njëjta u shpreh e lumtur që është rikthyer sërish në shtëpinë e saj, në Prishtinë, për të kënduar.
“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë për zemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, tha mes tjerash në një konferencë ajo. /Telegrafi/