Një ‘trup i gjakosur dhe pa kokë’ ka ngritur në këmbë pjesëtarët e shërbimeve emergjente në Shtutgard të Gjermanisë, para se të kuptohej se bëhet fjalë vetëm për një lodër.
Kalimtarët e rastit e kishin telefonuar policinë, duke thënë se në luginën Weinstadt, ndodhet një trup me kokë të prerë, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e rrethuan zonën me shirita, për ta hetuar rastin, ndërsa më pas atë e larguan zjarrfikësit. Për të shikuar ‘trupin’ që u gjet në një hapësirë si kanal, ishin nisur menjëherë 20 policë në katër vetura.
“Dukej si trup i mbytur, prandaj ata që telefonuan ishin të shqetësuar. Jemi në kërkim të autorëve që e bënë këtë mahi banale”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/